Make your own free website on Tripod.com

Home ISLAMI KUR`ANI LUTJE ISLAME PASTĖRTIA MUHAMMEDI. POEZI BESIMI ISLAM ZOTI NJĖ

LUTJE ISLAME

 

 

 


Es-selamu Alejkum .

                  AFRIMI TE ALL-LLAHU ME SINQERITET
                  pse tė mos jemi sa mė afer all-llahut.xh.sh
                Mjer prindrit qė nuk drejtojn  fėmini nė rugen-
                                 e All-llahut. 

 

 

 

 

                                 AFRIMI TE ALL-LLAHU ME SINQERITET

 

Thuaj: “Unė jam vetėm njeri, sikurse ju. Mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos pėrziejė askė.”

                                                                                                                                   (El Kehf, 110)

 

            Kjo botė ėshtė si tregu. Pas njė kohe nuk do tė gjindet askush. Kur bie nata, as nuk bleni nė kėtė pazar, pėrveē asaj qė do t’ju shėrbejė nesėr, nė tregun e Ahiretit, ngase cilėsi e tė menēurit ėshtė tė jetė i kujdesshėm. Njėsimi i Allahut tė madhėruar dhe sinqeriteti nė vepra pėr Tė, nė Ahiret kanė vlerė.

            Allahu i madhėrishėm  nuk kėrkon nga njeriu formėn, por bėrthamėn, e kėto janė njėsimi (teuhidi) dhe sinqeriteti(ihlas), si dhe largimi i dashurisė sė dynjasė nga zemra.

            O djalosh! Je preokupuar me atė qė nuk tė intereson. Mėnjanoje nefsin (egon impulsive) nga zemra, do tė arrish atė qė dėshiron, sepse epshet e shfrenuara janė papastėrti e rrezikshme. Kur ta mposhtėsh egon, do tė vėresh ndryshime.

            Allahu i madhėrishėm  thotė:

 

            “Ai (njeri) ka pėrcjellės njė pas njė, para tij dhe prapa tij, qė me urdhėrin e Allahut e ruajnė atė. Allahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre. Po, kur Allahu vendos ta ndėshkojė njė popull, atė nuk ka kush qė ta zmbrapsė. Ata, (njerėzit) nuk kanė mbrojtės tjetėr pos Tij.”

                                                                                                                                    (Er Rra’d, 11)

 

            Ai tė krijoi pėr ta adhuruar Atė, andaj mos luaj. Nėse e do Allahun e madhėrishėm me dashuri, mos i shoqėro askėnd. Kur Ademi, a.s., me zemėr u dashurua nė Xhennet, Allahu, xh.sh., e largoi nga ai. Kur zemra e tij e dashuroi Havėn, e largoi Ademin nė Cejlon (Shri Lankė), ndėrsa Havėn nė Xhidde. Kur Jakubi, a.s., e dashuroi tej mase Jusufin, a.s., Allahu e ndan nga ai. Kur Pejgamberi ynė, s.a.v.s., anoi mė tepėr kah Aishja, r.a., ndodhi intriga e shpifja kundėr saj dhe Pejgamberi, a.s., me ditė tė tėra nuk e  pa. Andaj, dorėzoju vetėm Allahut, xh.sh., e jo tė tjerėve. Mos gjej qetėsi dhe prehje tek tė tjerėt. Mundohu qė krijesat tė jenė jashtė zemrės tėnde, ndėrsa zemrėn dorėzoja vetėm Atij.

            Transmetohet se Pejgamberi, s.a.v.s., ka thėnė:

            “Lodhni shejtanėt me fjalėt: “La ilahe il-lallah Muhammedur-Resulull-llah”, se kėshtu shejtani lodhet, mu sikur ndonjėri prej jush e lodh deven e tij me kalėrim tė shumtė dhe me mbingarkesėn e saj”.

 

            Andaj largoni shejtanėt tuaj me fjalėt e sinqerta la ilahe il-lallah, e jo me fjalė boshe. Si mund tė thuash fjalėt la ilahe il-lallah ndėrsa nė zemrėn tėnde ke aq shumė idhuj? Nė ēdo send qė mbėshtetėsh dhe ke besim ėshtė idhulli yt. Nuk tė bėn dobi teuhidi nė gjuhė, ndėrsa shirku nė zemėr. Nuk ka vlerė pastėrtia e jashtme, kur nga brenda nuk je i pastėr. Sinqeriteti ėshtė bėrthama e fjalėve dhe veprave dhe kur ky mungon, atėherė mbetet vetėm lėvozhga e cila hudhet.

            Djalosh! Mėso diturinė nė emėr tė Allahut, xh.sh., e jo pėr shkak tė njerėzve. Shenjė e diturisė nė emėr tė Allahut ėshtė kaplimi i frikės kur takohesh me urdhrat dhe ndalesat e Tij. Bėhu i vetėdijshėm pėr kontrollin e Tij mbi ty dhe nė shpirt bėhu i pėrulur ndaj Tij. Shoqėrohu me tė tjerėt me sinqeritet, nė emėr tė Tij.

            Ekzistojnė 4 lloje njerėzish.

          

             Lloji i parė - qė nuk kanė as gjuhė as zemėr. Kėta janė njerėz tė marrė, pa vlerė, tė padėgjueshėm, tė cilėt nuk posedojnė asgjė nga feja. Ata gjasojnė nė hedhurinat e pavlera. Ruaju nga ky lloj, sepse janė tė pėrgatitur pėr dėnim dhe mbi vete kanė hidhėrimin e Allahut. Vetėm nėse je i pėrgatitur me diturinė e Allahut, je njohės i mirė i fesė. Vetėm atėherė mund t’i ftosh njerėzit nė bindje ndaj Allahut, xh.sh.. Pejgamberi, s.a.v.s., i ka thėnė Imam Aliut, r.a.:

            “Nėse Allahu urdhėron ndonjė person nėpėrmes teje, do tė ishte pėr ty mė e mirė se ēdo gjė qė ndriēon dielli”

                                                                                                                                      (Taberaniu)

           

              Lloji i dytė - i njerėzve janė ata qė kanė gjuhė, por nuk kanė zemėr. Ata flasin me menēuri, por nuk veprojnė sipas asaj. Ata ftojnė popullin kah Allahu, xh.sh., por vetė ikin nga Ai. Mangėsitė e tė tjerėve i tmerojnė ata, ndėrsa mangėsitė e veta nuk i shohin fare. Tė tjerėve ua tregojnė ibadetin e tyre, ndėrsa e kundėrshtojnė Allahun, xh.sh., duke bėrė mėkate tė mėdha. Kur janė vetėm, veshin petkun e ujkut. Kėta janė persona pėr tė cilėt Pejgamberi, s.a.v.s., ka tėrhjekur vėrejtjen duke thėnė:

            “Ajo qė mė tepėr duhet frikėsuar ėshtė edhe ajo qė mė sė tepėrmi frikėsohem pėr pasuesit e mi: dijetarit  hipokrit - mjeshtėr nė gjuhė (elokuent)”.                                                                                

                                                                                                                        (Ibn Hibban)

 

Kėrkojmė mbrojtjen e Allahut nga ky lloj dijetarėsh. Qėndro larg nga kėta njerėz dhe ik, qė fjalėt e ėmbla tė tij mos tė tė largojnė nga rruga e vėrtetė dhe tė mos kallesh nga zjarri i mėkateve tė tij dhe qė tė mos mbytė papastėrtia e brendisė sė tij.

 

            Lloji i tretė i njerėzve kanė zemėr, por nuk kanė gjuhė. Kėta janė besimtarėt.

            Pėr kėta Pejgamberi, s.a.v.s., ka thėnė: “ Kush hesht, arrin shpėtimin”

                                                                                                                                           (Ahmedi)

 

            Vuhaj ibn Vard ka thėnė:

“Me siguri adhurimi i Allahut ka dhjetė pjesė, prej tyre nėntė janė nė heshtje”.

Kėta njerėz janė tė dashurit e Allahut dhe tė mbrojtur nga Ai, posedojnė siguri dhe inteligjencė. Me kėta njerėz shoqėrohu, se do tė dojė edhe Allahu, xh.sh.

 

            Grupi i katėrt i njerėzve janė ata qė kanė gjuhė dhe zemėr, pėr tė cilėt Pejgamberi, s.a.v.s., thotė:

            “ Kush merr dituri dhe vepron sipas saj dhe u transmeton tė tjerėve, do tė thirret me madhėshtorėt nė botė.”

                                                                                                                                               (Nesai)

           

            Kėta njerėz e njohin Allahun, xh.sh. Ai i ka ngritur dhe udhėzuar. Kėta janė trashėgimtarė tė profetėve, tė cilėt duhet pasuar. Ruaju mos t’i kundėrshtosh dhe mos tė kultivosh armiqėsi ndaj tyre.

            Bėhu i menēur dhe mos gėnje. Thua se i frikėsohesh Allahut, e nė realitet frikėsohesh nga tė tjerėt. Shejtani nuk mund tė tė dėmtojė pa nefsin tėnd dhe shoqėrinė e keqe. Kėrko ndihmė dhe pėrkrahje nga Allahu i plotfuqishėm prej kėtyre armiqve dhe Ai do tė tė ndihmojė.

            Pajisu me maniret (adabet) mė tė bukura dhe ano kah heshtja, durimi dhe bindja ndaj Zotit tėnd.

            Nėse kėrkon dritėn e ditės gjatė natės sė errėt, dije se nuk do ta marrėsh. Gjithashtu, nėse do tė kėrkosh natėn gjatė ditės, lutja jote nuk do tė jetė e pranuar, sepse je lutur nė kohė tė papėrshtatshme. Mos harro se ē’ėshtė e jotja, nuk do tė mungohet dhe ēfarė s’ėshtė e jotja, nuk do tė jepet. Andaj kėrko nga Allahu, xh.sh., duke u lutur ndaj Tij me pėrulje, se ky ėshtė adhurimi i sinqertė dhe bindje me modesti ndaj Tij, duke kryer me pėrpikėri urdhrat e Tij, sepse Allahu i madhėrishėm  thotė:

 

            “Zoti juaj ka thėnė: “Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem. E ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem”.

                                                                                                                                        (Gafir, 60)

 

            Gjithashtu thotė:

 

            “Mos lakmoni nė atė, qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qė fituan ato. Allahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.

                                                                                                                                  (En Nisaė, 32)

 

            Pra, ti duhet t’i lutesh Atij dhe Ai do t’i dėgjojė lutjet tua nė kohėn e caktuar, kur Ai dėshiron, dhe nėse nė tė ka dobi pėr ty nė kėtė apo nė botėn tjetėr, ose nėse ajo ėshtė nė pajtim me pėrcaktimin e Tij.

            Mos u dėshpėro nėse Ai tė vonon plotėsimin e lutjes tėnde. Mos u lodh duke u lutur, sepse edhe nėse nuk fiton menjėherė, nuk do tė humbėsh gjė. Nėse Ai nuk tė plotėson kėrkesėn tėnde nė kėtė botė, Ai do tė shpėrblejė nė jetėn tjetėr. Nė njė hadith tė Pejgamberit, s.a.v.s., thuhet:

            “Nė Ditėn e Gjykimit, robi i Allahut do tė gjejė nė librin e Tij disa vepra tė mira tė cilat nuk do t’i njohė. Atėherė do t’i thuhet qė kėto janė nga lutjet qė ka bėrė nė kėtė botė, ato tė cilat nuk ishin tė caktuara pėr t’u pranuar dhe tė cilat nuk patėn jehonė”.

            Mė e pakta qė duhet tė kesh nė gjendjen tėnde shpirtėrore ėshtė tė pėrkujtosh Zotin tėnd, duke u mbėshtetur me besimin tėnd nė Njėsinė e Tij (Teuhid) duke kėrkuar vetėm nga Ai.

            Nevojat tuaja mos ia parashtro askujt, pėrveē Tij. Nė ēdo moment dhe ēdo kohė, ditėn apo natėn, nė shėndet dhe sėmundje, nė fatkeqėsi dhe mirėqenie, nė vėshtirėsi ose lehtėsi, tė jesh i kėnaqur me Allahun, xh.sh., t’i dorėzohesh veprimit tė Tij, mu sikur trupi i vdekur atij qė e pastron (gusl), apo sikur fėmija nė duart e nėnės, apo topi nė duart e tenistit. Nėse ėshtė mirėsi nga ana e Allahut, xh.sh., nga ti, kthehu tė falėnderosh dhe tė jesh mirėnjohės, se Ai do ta shumėfishojė sikurse thotė:

 

            “Dhe (pėrkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshėm: “Nėse falėnderoni, do t’ua shtoj tė mirat, e nėse pėrbuzni, s’ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!”

                                                                                                                                      (Ibrahim, 7)

 

Nėse ajo ėshtė fatkeqėsi, ti duhet tė durosh, siē thotė i Lartėsuari:

 

            “O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt.”

                                                                                                                               (El Bekare, 153)

 

            Mos u bėn rob i nefsit tėnd, sepse je i urdhėruar tė kalėrosh nefsin tėnd, ta disciplinosh dhe ushtrosh qė nė shpinėn e tij tė udhėtosh rrugėve tė sigurta, gjegjėsisht rrugėve qė udhėzojnė kah jeta e pėrhershme dhe bindja ndaj Allahut xh.sh.

            Mos harro se nėsu nuk sillesh seriozisht ndaj nefsit tėnd, duke iu bindur atij, duke pasuar dėshirat e tij dhe kėnaqėsitė e tij, atėherė ke bėrė aleancė me shejtanin dhe epshet tua. Nė kėtė mėnyrė do ta humbas ahiretin dhe nė ditėn e Gjykimit do tė jesh njeri i varfur dhe i mjerė. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

            Kjo dhe ajo botė janė dy kundėrshtare. Nėse e kėnaq njėrėn, tjetra hidhėrohet nė ty.

Allahu i madhėrishėm  thotė:

 

            “Allahu pėrmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrėt ata (me shpata) deri kur u dobėsuat dhe u pėrēatė ndėrmjet vete, nė ēėshtjen e vendit (qė u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vrejtėt atė qė e dėshironit (prenė e luftės), e atėherė kundėrshtuat (urdhėrin e Pejgamberit). Pati prej jush qė e deshėn kėtė jetė (ata qė u ngutėn pas presė) e pati prej jush qė e deshtėn botėn tjetėr. Pastaj, pėr t’ju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po Allahu u fali juve; Allahu ėshtė dhurues i madh ndaj besimtarėve.”

                                                                                                                              (Ali Imran, 152)

 

            Janė quajtur edhe fėmijėt e kėsaj edhe fėmijėt e asaj bote. Andaj shiko, ēfarė fėmije je dhe cilit grup i takon. Njerėzit ndahen nė dy grupe- taborre njėri grup kėrkon dynjanė e tjetri ahiretin. Nėse nuk kemi Pejgamber tjetėr pėrveē Muhammedit s.a.v.s. tė cilin do ta pasonim, dhe nuk kemi libėr pas Kur’anit nė bazė tė cilit do tė vepronim.

Allahu i madhėrishėm  thotė:

 

            “Thuaj: Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu tė ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė. “

                                                                                                                                 (Ali Imran, 31)

 

            Ėshtė e qartė se rruga e dashurisė ėshtė pėr ta pasuar Pejgamberin s.a.v.s. nė fjalė dhe nė vepra . Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:” Robėrimi (adhurimi) ėshtė rruga ime, ndėrsa mbėshtetja (Tevvekul) nė Allahun ėshtė gjendja ime”.

Kėshtu ti gjendesh nė mes praktikės sė tij dhe gjendjes. Nėse besimi yt ėshtė i dobėt ti duhesh tė mundohesh ta aplikosh praktikėn (sunnetin) e tij, ndėrsa nėse besimi yt ėshtė i fuqishėm, atėherė merr pozitėn e mbėshtetjes nė Allahun xh.sh. (tevvekul)

Allahu i Lartėmadhėrishėm thotė:

 

             “Dy burra, prej atyre (prijėsve) qė Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikėn e Tij, thanė: “Hynju atyre nga dera, e kur t’u hyni nga ajo, atėherė ju jeni ngadhėnjyes. Dhe vetėm Allahut mbėshtetjuni, nėse jeni besimtarė tė sinqertė.”

                                                                                                                                 (El Maide, 23)

 

 

            Siguria yte ėshtė nė librin e Allahut dhe praktikėn e Pejgamberit s.a.v.s.. Kėshtu mos shko jashtė kėtyre dy gjėrave ngase epshet e tua tė ulta dhe shejtani mos tė largojnė nga rruga e vėrtetė.  Allahu xh.sh. thotė:

 

            “O Davud: “Ne tė kemi bėrė sundimtar nė tokė, e ti pra gjyko me drejtėsi mes njerėzve, e mos shko pas dėshirave se ato tė shmangin prej rrugės sė Allahu. Ata qė largohen prej rrugės sė Allahut i pret dėnim i rėndė pėr shkak se e harruan ditėn e pėrgjegjėsisė”.

                                                                                                                                           (Sad, 26)

 

            Me tė pasurit shoqėruhu me krenari, ndėrsa me tė varfėrit me pėrulėsi. E ke pėr detyrė me qenė i pėrulur dhe i sinqertė. Kėto dy cilėsi tė shpiejnė te Krijuesi.

 

            O djalosh! Dituria nė gjuhė pa veprėn e zemrės, nuk tė ofron te Allahu. Ai i cili veprat e tij ia tregon krijesave ai nuk ka vepra. Veprat e vėrteta janė nė vetmi qė nuk paraqiten haptazi, pėrveē farzeve qė duhet treguar.

Themeli i veprave janė teuhidi dhe sinqeriteti (ihlasi). Andaj kush nuk ka teuhid dhe ihlas nuk ka as vepra.

Forcoje themelin e veprave tuaja me teuhid dhe ihlas mė pastaj bėre murin e veprave me fuqinė e Allahut xh.sh e jo me fuqinė tėnde. Dora e teuhidit ėshtė ajo qė bėn murin e jo dora e shirkut dhe hipokrizisė. Veprat me teuhid rriten nė vlerė, ndėrsa veprat me hipokrizi humbasin.

            O Zoti ynė, largona nga hipokrizia nė tė gjitha gjendjet (halet) tona dhe :

 

            “E, ka prej tyre asish qė thonė: “Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė jetė, tė mira edhe nė botėn tjetėr, dhe na ruaj prej dėnimit me zjarr!”

                                                                                                                              (El Bekare, 201)

 

 

-AMIN-  


Ne falminderojm Dr.Ali-iljazin qė punon pėr
Fen islame ?
Dr.Aliu All-llahu qoft me ty xhithmon
Pėr punen tėnde ndaj vllezrve
dhe Motrave Muslimane?


Un jam BESNIK BALLAZHI
Nga HANI ELEZIT
Shpreha deshir qė pėr hir tė all-llahut.xh.sh tė mbrojm Fen ISLAME?
Bashkpunimi i Xhith vllezrve Musliman tek ne
ėsht i Mirseardhur?
Ne kėrkojm Ajete KUR`ANORE ILAHI HADITHE
e shum e shum tjera..
na kontaktoni pėr ndihmen e juaj..
besi171@hotmail.com
Mbeteni tė pėrshendetur me pėrshendetjen
ISLAME <Eselamu-Alejkum>

 

 

Dėrgo e-mail nė besi171@hotmail.com me pyetje apo komente pėr kėtė Webfaqe.