|
|
La
ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveē Allahut,
dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)
PARIMET E BESIMIT ISLAM 1.
Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut
dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
1.
Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut
dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
MO RALI NĖ ISLAM Per te arritur lumturine ne kete bote dhe tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me poshte: 1.
Detyrat tona ndaj Zotit. "Dhe ne qofte se te pyesin roberit e Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet; Pra le te me pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."
Dhikri (pėrmendja e Allahut) Allahu (subhanehu ue teala) thotė nė Kur'an:
I Dėrguari i Allahut - Muhamedi a.s. ka thene:
Disa Dua
Dua nga Kur'ani i Shenjtė "E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua. (Kur'an 2:186)
AMIN!
Duį
Personale
********************************************** Pėr shumė Muslimanė qė nuk flasin Arabisht, DUĮ-tė apo lutjet, ndonjėherė konsiderohen si fjalė tė mira Arabe qė Imamėt i thonė pas namazit. Ata zakonisht pėrsėrin "Amin" pas tė tjerėve pa e kuptuar se ēfarė janė duke kėrkuar nga Allahu. Disa tė tjerė mundohen tė memorizojnė Duatė mė kryesore nė Arabisht dhe kėshtu qė ta kuptojnė se ēfarė thuhet. Por njė gjė qė shpesh harrohet pėr Duatė ėshtė se bėrja e Duasė ėshtė njė proēes komunikimi direkt me Allahun dhe Allahu i di tė gjitha gjuhėt. Nė tė vėrtetė Ai i krijoi dhe i bėri tė ditura tė gjitha gjuhėt. Po ashtu Allahu e di se ēfarė fshihet nė qoshet mė tė thella tė zemrave tona. Ndaj pse tė mos i nxjerrim jashtė lutjet tona. Pse tė mos e lėmė duį-ne tė bėhet si 'terapi' pėr ne. Kėshtu, ti i ulur nė pozicion falje paraqet dhe kėrkon prej Atij qė ėshtė nė kontroll, Atij qė tė njeh ty mė mirė se ē'e njeh ti veten, pėr gjithēka qė dėshiron (sidomos nė 10 ditėt, sidomos netėt, e Ramazanit). Tek Suneti i Profetit (as) gjejmė disa Dua qė mund dhe duhet tė pėrdoren gjatė Natės sė Kadrit. Pėr shembull, nė njė hadith tė transmetuar nga Aisha, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur ajo e ka pyetur Profetin se ēfarė duhet tė thotė Natėn e Kadrit, ai i ėshtė pėrgjigjur: "Thuaj: Allahume inneke efu'un, tuhibul ef'ue, fe fuane (O Allah, Ti je mishėrim i faljes dhe Ti e do faljen, ndaj mė fal mua)." [Ahmad, Ibn Majah, Tirmidhi] Sidoqoftė Duaja nuk duhet tė bėhet duke qenė i shpėrqėndruar. Nė njė hadith tė transmetuar nga Ebu Hurejra Profeti (as) ka thėnė: "Bėj Dua dhe tė jesh i sigurtė se do tė pėrgjigjet, dhe dije se Allahu nuk i pėrgjigjet Duasė qė del nga njė zemėr e shkujdesur e cila nuk pėrqėndrohet." (Tirmidhi) Nė vijim do tė gjeni disa shembuj tė Duave personale qė mund t'i bėni sidomos gjatė Ramazanit (por edhe nė ēdo kohė tjetėr): 1. O Allah, tė lutem tė mė falėsh pėr gjithė gabimet qė kam bėrė dhe vazhdoj tė bėj. Ti je Mėshiruesi, tė lutem mė fal, dhe mė ndihmo tė rri larg nga gabimet. Unė jam kaq i dobėt dhe Ti jė kaq i Fuqishėm. Tė lutem mė shto sinqeritetin. 2. O Allah, tė lutem udhėzoji prindėrit dhe motrat e mia nė rrugėn tėnde e tė mos vdesin pa e kuptuar se kush ėshtė Zoti. Lėri tė shikojnė tė vėrtetėn dhe ndihmoji ndaj presionit tė miqve e shokėve qė mundohen t'i largojnė ata nga Ty. 3. O Allah, tė lutem udhėzoji komshinjtė e mi nė rrugėn tėnde. Ata janė njerėz tė mirė e tė ndershėm dhe janė tė mirė me ne. Ata asnjėherė nuk kanė folur keq pėr fenė tonė, tė lutem udhėzoji ata nė rrugė tė drejtė. 4. O Allah, bėj qė ēdo aspekt i jetės sime tė jetė pėr Ty dhe nė shėrbim tė Krijimit Tėnd. Dhe tė lutem mi largo gjithė ato nijete false qė i kam. 5. O Allah, shpėtoje njerėzimin nga armiku i vetvetes. Mbro krijimin Tėnd nga opresioni dhe sill drejtėsinė. Na mbro nga dhuna, frika dhe rreziku, Ti je Mbrojtėsi ynė. 6. Ja Allah, mė lėr tė tė dua ashtu siē e meriton Ti, dhe mė bėj tė tė kem frikė ashtu siē e meriton Ti, dhe tė iki nga kjo botė duke i shėrbyer krijimit Tėnd vetėm pėr hir Tėndin. 7. Oh Allah, mė shto diturinė, por le tė jetė kjo dituri me sinqeritet dhe jo pėr tė kėrkuar famė, status, pasuri materiale. Le tė shėrbejė kjo dituri pėr ēėshtjen Tėnde nė rrugėn qė Ti e pranon, dhe le tė pėrfitojė njerizimi nga ajo. 8. Oh Allah, tė lutem mi udhėzo fėmijėt e mi dhe gjithė fėmijėt. O Zot mbroji nga gjithė influencat e kėqia qė i rrethojnė. Jepu atyre shokė besimtarė dhe ndihmoji ata tė rrinė nė Rrugė tė Drejtė (Siratul Mustekin). 9. Oh Allah, mė udhėzo qė tė kėrkoj dituri pėr Ty dhe kėtė fe tė bekuar (Islamin) nga njerėz qė janė tė sinqertė, qė kanė dituri tė saktė pėr Islamin. 10. Oh Allah, tė lutem mė ndihmo tė rri larg nga Harrami nė kėtė botė. 11. Oh Allah, mos mė lė tė iki larg nga Ty, pavarėsisht nga vėshtirėsitė me tė cilat Ti mė teston. Le tė shėrbejnė kėto vėshtirėsi pėr tė mė bėrė Musliman mė tė fortė dhe mė tė sinqertė. 12. Oh Allah, bekoji dijetarėt dhe liderėt qė mundohen ta vėnė Islamin nė rrugėn e balancuar tė Profetit tonė tė dashur. 13. Oh Allah, bekoji tė gjithė ata qė mė kanė dhėnė mua mėsim pėr Ty dhe pėr Islamin. 14. Oh Allah, mė jep mundėsi qė t'i fali tė gjithė ata qė mė kanė lėnduar me fjalėt apo veprat e tyre. Tė lutem O Allah na i bashko zemrat. 15. Oh Allah, tė lutem mė ndihmo t'i shlyej borxhet (nėse ke kuptohet). Mė jep mundėsira qė janė Hallall qė tė dal sa mė shpejt nga borxhi, e kėshtu tė vij para Teje nė Ditėn e Gjykimit pa asnjė borxh. 16. Oh Allah, hapja rrugėn djalit/vajzės time qė tė martohet sa mė shpejt. Le tė martohet me njė vajzė/djalė qė ėshtė i sinqertė dhe i devotshėm ndaj Teje, si dhe tė jenė tė pėrshtatshėm pėr njėri-tjetrin. 17. Oh Allah, tė lutem t'i dhurosh shokut tim --- dhe gruas sė tij --- fėmijė tė shėndetshėm. Ata dėshirojnė kaq shumė tė kenė fėmijė dhe inshaAllaj ata do tė jenė prindėr tė mirė. 18. Oh Allah, ndihmoji jetimėt dhe tė varfėrit kudo ku janė. Mė jep mundėsi tė bėj sa tė mundem pėr ta. 19. Oh Allah, udhėzoji dhe mbroji tė rinjtė tanė nga droga, alkooli, si dhe tė gjitha Harramet qė ekzistojnė nė shoqėrinė tonė. 20. Oh Allah, ma pastro zemrėn nga sėmundja e arrogancės dhe krenarisė, dhe le tė vdesė si njė Musliman i sinqertė dhe i pėrulur. 21. Oh Allah, unė kam qenė kaq i padurueshėm dhe nevrik nė sjelljen time, tė lutem mė jep durim dhe mė ndihmo tė kontrolloj nervikosjen/zemėrimin. 22. Oh Allah, ma hap rrugėn qė tė shkoj nė Haxh sa mė shpejt tė jetė e mundur, e kėshtu tė plotėsoj detymin tim ndaj Teje. 23. Oh Allah, hiqe perden nga sytė e atyre qė janė mashtruar dhe e shohin Islamin si diēka tė keqe nga injoranca e tyre ose nga stereotipizimi i mediave. 24. Oh Allah, silli gjithė njerėzit mė afėr Teje dhe mė afėr njeri-tjetrit. 25. Oh Allah, mė ndihmo tė ndaloj zakonin tim tė keq tė tė ngrėnit e tepėrt/ tė folurit e tepėrt/ pirjen e duhanit, etj. Le tė shėrbejnė kėto Dua vetėm si udhėzim. Ju mund t'i ndryshoni apo tė shkruani tė tjera Dua pėr vete. Qėllimi ėshtė qė tė fillojmė tė komunikojmė me Zotin direkt, me stilin tonė, me gjuhėn tonė. E vėrtetė ėshtė: Allahu e di pėr ēfarė ju keni nevojė. Por Atij i pėlqen tė dėgjojė nga ju. Kujto hadithin: Ebu Hurejra transmeton se Profeti (as) ka thėnė: "Allahu ėshtė i mėrzitur me ata qė nuk i kėrkojnė Atij asgjė." (Tirmidhi) ********************************************** Besnik*-BallaZhi.. ********************************************************************************** Es-selamu alejkum Detyra e rinis . pėr ju Rini Muslimane..
Detyrat
e rinisė
Muhamedi
nuk i ka entuziazmuar besimtarėt por i ka bindur Pėr tė parė largė duhet shikuar afėr Nėse nuk ka zgjidhje, ėshtė sepse nuk ka problem Populli
i Ballkanit
patėn fatin tė jenė tė goditur nga ideja komuniste dhe deri vonė tė
jenė nėn presionin e saj. Prindėrit tanė, edhe pse tė rritur nė frymėn
komuniste arritėn qė tek fėmijet e tyre tė pėrcjellin pak a shume krenarinė
e identitetit. Tė ndikuar mjaftė nga ajo frymė (komuniste), ata nuk e mohuan
asnjėherė fenė e tyre tėrėsisht edhe pse ndikimi i komunizmit bėri qė kjo
ndjenjė tė zbehet tek ata. Prap se prap ata pėrcollėn tek ne ndjenjėn e tė
qenurit musliman, dhe sot tek ne vazhdon tė jetė prezente kjo ndjenjė. Borxhi
ynė ėshtė i madh. Nuk ka borxh pa pėrgjegjėsi. Jetojmė
nė Ballkan , kėtė pjese tė botės ku problemet nuk zgjidhen asnjėherė pėrfundimisht
ku madje ato edhe shumė rrallė gjenden, jetojmė nė zemėr tė Evropės, kjo
lidhėse e madhe e Lindjes me Perėndimin. Dhe si pjesėtarė tė kėtij
komuniteti para nesh shtrohen kėrkesa tė shumta ndoshta edhe tė ndryshme nga
tė tjerėt. Ne
gjendemi nė njė pozicion tė mrekullueshėm pėr ti ofruar tė ardhmes njerėzore
diēka mė tė bukur, mė tė qetė e mė paqėsore. Jetojmė nė lidhėsen
Lindje Perėndim. Mirėpo
ne flasim mė shumė pėr atė qė nuk duhet bėrė se sa pėr atė qė duhet bėrė.
Islami
kjo fe e paqes , drejtėsisė dhe e dashurisė dhe ne flasim dhe veprojmė kaq
pak pėr kėto. Athua
kemi shtruar pyetjen vetvetes se pėrse pikėrisht jemi kėtu nė kėtė moment?
Ēdo
kohė ka kėrkesat e saja. Ēdo person ka detyrat e tij. Duke
i ikur kėsaj pyetjeje dhe ndonjėherė pėrgjigjes , vazhdon eklipsa e jonė. Ne
mund tė flasim vazhdimisht pėr magjepsjen e Napoleonit me Islamin. Mund tė
flasim pėr Ibn Sinanė, e Ibn Rushdin, mund tju tregojmė ēdo ditė tjerėve
se si dikur ndėrronim me perėndimorėt njė kokėr piper me njė gramė ari.
Mirėpo ēpo ndryshon kjo tek ne? - a
po sjell kjo ndonjė motiv pėr njė punė mė dinamike apo po krijon tek ne njė
hendikep. Ēndodh
sot me ne ? Me bartėsit dhe trashėgimtarėt e njė civilizimi kaq madhėshtorė
? Pse kokat tona janė tė varura sot ? Ka
shumė shkaqe qė na sollėn deri kėtu. Luftrat, armiqtė, .... dhe vetvetja e
jonė. Pėr
tė mos hyrė e shtjelluar ato qė i kemi shtjelluar dhe lexuar mjaft shpesh
deri mė tani le tė shtjellojmė njė problem kohor dhe tė mundohemi tė
krijojmė njė shteg pėr tė ardhmen tonė. Nė
ēdrejtim ti angazhojmė mendimet
tona ? Nė
mugesė tė diturisė, tė informacionit, tė realitetit (dhe jetesės nė tė)
njeriu ėshtė mjaftė i hutuar. Nė kėtė gjendje ai i ngatėrron mjaftė
shpesh pėrmbajtjen me formen dhe i zhvillon nė hollėsi gjėrat e parėndėsishme
, gjėrat e imta, ndėrsa i ikin nga syri ato qė janė mė thelbėesore. Ata
qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira , nėse vėzhgojmė shoqėrinė
Islame sot, lehtė mund tė vijmė nė pėrfundimin se kjo rregullativė madhėshtore
(siē janė edhe tė tjerat) , urdhėr i Zotit, ėshtė lėnė bajagi pas dore.
Nėse e analizojmė gjendjen tonė nė thellėsi do tė pėrfundonim se embrioni
i prapambeturisė sonė ėshtė nė kuptimin dhe pranimin serioz tė kėtij
parimi kuranor. Islami njeriun e dėshiron
si pjesėtar aktiv tė shoqėrisė dhe kėrkon vazhdimisht ndikimin e tij nė kėtė
shoqėri. Ndoshta edhe fatkeqėsija e jonė ėshtė rrezultat se ne nuk kemi bėrė
njė jetė tė tillė. Nuk mund tė mohojmė se ka pasur gjithnjė dėshira tė
sinqerta pėr veprim, mirėpo ka kohė qė mbretėron njė ndėrgjegje e qetė
tek ne. Vazhdimisht hasim nė musliman tė dėshirave tė mira ndėrsa nė pak
musliman tė veprave tė mira. Assesi me kėtė nuk tentojmė tė mohojmė punėn
e disa individėve , mirėpo ne duhet tė pranojmė se edhe kjo ėshtė e pakėt.
Megjithatė e falėnderojmė Zotin.
«
Muslimani i mirė e ka bėrė atė qė ka mundur tė bėjė dhe ka pasur ndėrgjegje
tė qetė, sepse e ka ditur se nuk ėshtė i obliguar pėr atė qė ėshtė
jashtė mundėsive tė tij. Ndėrkaq ajo qė
ka mund... ėshtė njė
vetmashtrim i madh. Nė
tė vėrtetė ajo qė ka mundur tė
bėjė ėshtė shumė mė tepėr se sa ajo qė ai e pretendon. Kėtu qėndron
edhe thelbi i problemit tonė. Nė kuptimin e veprimit tė pėrbashkėt dhe tė
koordinuar, qėndron mundėsia e pakufizuar e punės dhe kėtė ēdo musliman
duhet ta di nėse dėshiron ta zbatoj urdhėrin e Zotit pėr vepra tė mira»[1] Fatkeqėsisht,
neve na mungon edhe prirja dhe vullneti pėr tė punuar bashkarisht dhe me njė
plan. Nė « grumbullin » tonė (si duket vėrtet i ngjajmė njė
grumbulli) ėshtė e rrallė shumė qė veprimi i individit tė pėrputhet me
punėn e tė tjerėve nė njė tėrėsi. Nė asgjė nuk duam tė punojmė nėse
nuk jemi nė gjendje qė ta kryejmė vetė atė punė, sepse nuk dėshirojmė tė
lidhemi « me atė » ose « me kėtė » pėr njė punė tė
caktuar. Ne duhet tė disiplinohemi pėr njė punė metodike dhe me marrėveshje
dhe tė themi : « Nėse filani nuk mundet ta kryej kėtė e kėtė,
atėherė le ta kryej njėren pjesė, e pjesėn tjetėr e bėj unė » Mirėpo
ne duhet qė ta pranojmė qė nė mentalitetin tonė ne jemi mjaftė tė
individualizuar. Nėse bėjmė diēka vetėm, e bejme me mė kėnaqėsi. Po ēėshtė
dhe sa ėshtė ajo qė mund ta bėjmė vetėm ???. Ne kemi pasur dhe kemi
puntorė , mirėpo atyre u mungon puna e pėrbashkėt. Diēka
duhet tė kemi parasysh : Nuk ėshtė me rėndėsi qė mendimet nuk
akordohen, e rėndėsishme ėshtė pėrpjekja e pėrbashkėt nė veprėn e pėrbashkėt.
Hasan el Benna thoshte : « Nė atė qė pajtohemi bashkėpunojmė ndėrsa
nė atė qė nuk pajtohemi arsyetohemi » , ndėrsa thėnja e Pejgamberit
a.s. i jep edhe mė shumė motiv bashkimit nė pėrpjekje dhe nė punė edhe pėrkundėr
ideve tė ndryshme : « Gjejė pėr vėllaun tėnd 100 arsye pėr ta
arsyetuar
». Fundi i fundit ēfarė fitojnė tė tjerėt nga ato qė
neve i quajmė polimika (e qė shpesh janė vetėm akuza dhe fyerje), botės i
mbetet vetėm tė ēuditet me kėto. Pėr
tju ofruar tė tjerėve Islamin sot, neve na duhet njė mentalitet krejtėsisht
tjetėr. Nėse dėshirojmė ti pėrgjigjemi kėrkesave tė ndėrlikuara tė
shoqėrisė dhe kohės sė sotme, ne duhet tė bėjmė njė punė tė
mundimshme, taktike dhe metodike. Kur
them NE mendoj nė JU dhe MUA. Ėshtė koha tė fillojme qetė tė kultivojmė
njė mendim pozitiv nė vetėt tona. Tė
fillojmė tė punojmė bashkarisht dhe tė ringjallim tė tjerėt, gjithmonė
duke qenė sė bashku. Duhet tė jemi ambicioz dhe tė edukojmė vetėn tonė qė
ti mbetemi basnik objekivave tona. Kam
sjellur disa shembuj tė mirė pėr ti ndjekur dhe tė cilėt i takojnė kohės
jo fort tė largėt dhe qė do tė sillnin sukses nėse i ndjekim : Muhamed
Fatih Fillimi
i tij ishte ėndėrra e vogėl qė e inkurajoi atė qė kur ishte 10 vjeēar.
Ishte mėsuesi i tij pėrkrahja e tė cilit rrėnjosi aspiraten tek ai gjersa
ishte aq i vogėl. Kjo aspiratė ishte tė bėhet ai pėr tė cilin Pejgamberi
a.s. ka thėnė Konstantinopoli do tė ēlirohet, komandanti i tij do tė jetė
komandanti mė i mirė i tė gjitha kohėrave dhe ushtria e tij do tė jetė
ushtria mė e mirė e tė gjitha kohėrave. Mėsuesi
i tij i thoshte Pėrse tė mos jesh ti o Muhammed ky person?. Ai
pastaj filloi ta pregadiste veten pėr kėtė mision. Ai kaluronte me kalin e
tij duke hyrė nė det derisa uji arrinte kapistrėn e kalit. Pak nga pak
arrinte deri tė muret e fortifikatės sė Konstantinopolit duke bėrtitur me tėrė
forcėn sikur ti thoshte Pejgamberit a.s.Unė do tė jem ai person.
Pastaj filloi tė mėsojė artin e udhėheqjes, artin e qeverisjes dhe
artin e lufės. Ai mėsoi 6 gjuhė dhe gjithnjė shtonte eksperiencėn e tij.
Caku i tij para syve ishte i qartė. Kur
arriti moshėn 21 vjeēare, ai ēliroi Konstantinopolin. Tomas
Edison Shpikėsi
i poēit elektrik. Ai regjistroi me shumė se 1093 shpikje pėr njė periudhė
kohore prej 10-15 vjetėsh. Pėrse nuk pamė ndonjė musliman sikur ai? Kur ky
njeri i madh ishte pyetur pėr fshehtėsinė e gjenialitetit tė tij, ai u pėrgjegj
Unė kurrė nuk kam qenė gjeni. Unė kam 1% inteligjencė dhe 99% djersė e
vullnet. Pėrse tė mos kemi zili pėr kėtė njeri jomusliman tė suksesshėm? Jusuf
Ibn Tashfin Shembulli
i kėtij personi do tė na tregojė se urdhėri pėr punė u
drejtohet si tė rinjėve ashtu edhe pleqėve. Ai
ėshtė njė hero i madh. Ai ka merita pėr vazhdimin e qėndrimit tė muslimanėve
nė Andaluzi (Spanjė) pėr tre shekuj tjerė, nga koha kur sundimi i muslimanėve
filloi tė pėrfundojė. Ky hero veproi kur kishte 90 vjet. Ai gjeti Andaluzinė
tė pėrēarė nė mes tė mbretėrve mendjengushtė pas pesė shekujsh tė
sundimit tė muslimanėve. Nė kėtė kohė, ushtritė Europiane grumbullonin
forcat pėr tė pushtuar tokat muslimane nė Andaluzi. Ky hero nuk mbeti
duarkryq. Ai
i hipi kalit nė moshėn e tij tė vjetėr dhe vendosi planin pėr ta mbrojtur
Andaluzinė. Ai udhėhoqi ushtrinė dhe shpartalloi armiqtė nė betejėn
vendimtare tė quajtur Beteja Zalaka. Me kėtė ai zgjati sundimin e muslimanėve
nė Andaluzi edhe pėr tre shekuj tjerė. Plaku 90 vjeēar ia doli tė bėjė tėrė
kėtė. Ai dėshmoi se jeta e tij ende nuk kishte pėrfunduar. Edhe ne duhet tė
pasojmė shtigjet e njėjta pėr tė dėshmuar se mund tė krijojmė jetė. Shumė
e shumė raste tė tilla mund tė jenė shembull pėr ne. Por nėse ato mbesin
vetėm shembuj literal e jo praktik atėherė nuk ka kurrfarė vlere leximi ynė.
Duhet
tė jemi pozitiv, tė medojmė nė mėnyrė pozitive, tė veprojmė nė mėnyrė
pozitive. Po
e mbylli kėtė temė me kaq, nė mėnyrė qė herėn tjetėr tju sjelli njė
projekt tė njė autori egjiptian e cila do tė na ndihmonte pėr tė bėrė
disa hapa drejtė tė ardhmes inshAllah. Esseelamu
alejkum dhe Allahu ju ndihmoftė. Gabimet
janė nga unė, e Vėrteta nga Allahu i madhėrishėm
|
Dėrgo e-mail nė besi171@hotmail.com me pyetje apo komente
pėr kėtė Webfaqe.
|