Home ISLAMI KUR`ANI LUTJE ISLAME PASTĖRTIA MUHAMMEDI. POEZI BESIMI ISLAM ZOTI NJĖ

ZOTI NJĖ

 

 

 

 

Tregime 

 

Te Pergjigjem Robi Im...

 

Pyeti Musa a.s. nje dite Zotin e tij: "O Zot.. Si i pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"?

U pergjigj All-llahu i madheruar te derguarit dhe robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im."


Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e madheruar perseri: "O Zoti im si i pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"?

I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem robi im".


I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im" tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem nje here?
I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne meshiren Time"
--------------
Thuaj: O roberit e mi te cilet I keni bere padrejtesi vetes suaj mos hiqni shprese nga meshira e All-llahut!
---------------
Dhe se fundi; All-llahu na mundesofte te bejme ato vepra te cilat Ai i do dhe eshte i kenaqur prej tyre.

 

 

FORCA E BESIMIT: Allahu eshte Falesi me i Madh

Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per ēudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.

Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."

Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet.  Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.

Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.

Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!"

E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje."

Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"
 

 

Te Kuptojme Islamin

 

1. Ēfare do te thote fjala 'ISLAM'?

2. Kush eshte Allahu?

3. Kush eshte Musliman?

4. Kush eshte Muhamedi?

5. A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed?

6. Ēfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)?

7. Ēfarė ėshtė Kur'ani?

8. Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?

9. A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?

10. A ka ndonje kod te veēante per veshjen e Muslimaneve?

11. Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?

12. A jane grate te shtypura ne Islam?

1. Ēfare do te thote fjala 'ISLAM'?
Fjala 'Islam' do te thote paqe dhe nenshtrim. Paqa nenkupton te qenurit ne paqe me veten dhe me ēdo gje perreth, ndersa nenshtrimi nenkupton zbatimin e urdhrave te Zotit. Nje kuptim me i gjere i fjales 'Islam' do te ishte: Te arrish paqe duke iu nenshtruar urdhrit te Zotit. Islami eshte nje mėnyrė jetese qe ka si domethenie te sjellurit e moralshem. 
2. Kush eshte Allahu?
Allah eshte fjala Arabe per Zotin. Allahu nuk eshte vetem Zot i Muslimaneve; Allahu eshte Zoti i gjithe krijesave; Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave. Fjala 'Allah' nuk ka gjini apo shumės (ndryshe nga fjala 'Zot' qė ka gjini edhe shumės). Eshte interesant tė theksohet se fjala 'Allah' ėshtė emri i Zotit nė gjuhėn Aramaike (gjuha e Isait / Jezusit as). Njėherė bashkėkohėsit e tij e pyetėn Profetin Muhamed (as) pėr Zotin. Pėrgjigja erdhi direkt nga Zoti nė formėn e njė Sureje / Kapitulli tė shkurtėr nė Kur'an, e cila konsiderohet si motoja e monoteizmit (besimit ne nje Zot te vetem).

"Thuaj: Ai ėshtė Allahu, Njė dhe i Vetėm! Allahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė." (Kur'an, 112:1-4) [Dėgjoje]

3. Kush eshte Musliman?
Fjala "Musliman" i referohet atij qe i nenshtrohet urdhrave te Zotit. Kjo behet duke deklaruar "La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah.  (Nuk ka zot tjeter perveē Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)". Pra ēdo njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte Musliman. Kjo eshte arsyeja qe gjithe profetet qe kane ardhur para Muhamedit (as) konsiderohen Muslimane. Keshtu per Ibrahimin, profetin e derguar para Musait dhe Jezusit/Isait, ne Kur'an thuhet: "Ibrahimi nuk ka qenė as jehudi, as i krishterė, por ai ishte Musliman..." (Kur'an, 3:67) sepse ai iu nenshtrua urdhrit te Zotit.
4. Kush eshte Muhamedi?
Muhamedi (Paqja qofte mbi te) u lind ne nje fis te nderuar ne Meke, Arabi, ne vitin 570 (era jone). Parardhesit e tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail, bir i profetit Ibrahim. Babai nderroi jete para lindjes se tij, kurse nena vdiq kur Muhamedi ishte 6-vjeēar. Keshtu Muhamedi u rrit fillimisht nen perkujdesjen e kujdestares se tij, siē ishte zakon ne ate kohe, e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai i tij. Ne moshe te re, Muhamedi u be i njohur per te qenurit i drejte dhe per meditimet e shpeshta. Ne moshen 40-vjeēare atij iu dha profetesia kur engjulli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira. Shpallja qe i erdhi profetit gjate nje periudhe 23-vjeēare u mblodh ne formen e nje libri - Kur'ani - liber qe Muslimanet e konsiderojne si fjalen perfundimtare prej Zotit. Kur'ani eshte ruajtur i pandryshuar ne formen e tij origjinale.
5. A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed?
Pergjigja eshte JO. Muslimanet nuk adhurojne profetin Muhamed apo ndonje profet tjeter. Muslimanet i besojne te gjithe profetet perfshire Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Dautin, Sulejmanin, Musain dhe Isain/Jezusin. Muslimanet besojne se Muhamedi eshte vula e gjithe profeteve. Muslimanet besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin - Allahun e Madheruar, dhe jo per ndonje qenie njerezore.
6. Ēfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)?
Muslimanet e vleresojne shume larte Jezusin (Isain) dhe nenen e tij Marien (Merjemen). Kur'ani na tregon se Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba. "Vėrtet, ēėshtja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu ėshtė sikurse ēėshtja e Ademit. Allahu e krijoi atė (Ademin) nga dheu, pastaj atij i tha “Bėhu!” e ai u bė." (Kur'an, 3:59). Si profet qe ishte, Jezusit iu dhane shume mrekullira. Nje nga keto ishte se ai foli si femije shpejt pas lindjes ne mbrojtje te nderit te nenes se vet. Zoti i dha atij mundesi  te sheroje te verbrin dhe te semurin, te ngjalle te vdekurin, etj. Keto mrekullira iu dhane atij nga Zoti per ta dalluar ate si profet. Sipas Kur'anit, Jezusi nuk u kryqezua por u ngrit ne qiell (Kur'an, Sure Merjem).
7. Ēfarė ėshtė Kur'ani?
Kur'ani ėshtė rekord/dokument ekzakt i fjalėve tė shpallura nga Zoti pėrmes engjullit Xhebrail  tek Profeti Muhamed (as). U memorizua nga Muhamedi dhe pastaj iu diktua shokėve te tij, dhe kėto fjalė u shkruan nga shkrues profesionalė tė kohės duke e verifikuar me Profetin gjatė jetės sė tij. As edhe njė gėrmė nuk ka ndryshuar nė tė 114 kapitujt e tij apo Suret, duke e bėrė kėshtu Kur'anin njė tekst unikal dhe tė mrekullueshėm qė iu shpall Muhamedit 14 shekuj mė parė.

Dėgjo Sure Fatiha - kapitulli hyrės i Kuranit, i cili ėshtė qendėr e faljes nė Islam (Namazit). Kjo sure mbart esencėn e Kur'anit dhe recitohet nė ēdo namaz.

Kur'ani - Fjala e fundit e shpallur nga Zoti - ėshtė burimi kryesor i besimit dhe jetesės pėr ēdo Musliman. Nė tė trajtohen gjithė ēeshtjet qė na interesojnė neve si qenie njerėzore: urtėsia, rregulli, adhurimi dhe ligji, por tema bazė e Kur'anit ėshtė marėdhėnia e Zotit me krijesat e Tij. Nė tė njėjtėn kohė Kur'ani na ofron udhėzim pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė drejtė, pėr sjellje korrekte me njerėzit dhe pėr njė sistem tė ndershėm ekonomik.

8. Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?
Qellimi i te adhuruarit ne Islam eshte te jesh i vetedijshem & i ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit. Ndaj adhurimi, qofte falja / namazi, agjerimi, bamiresia, etj jane menyra per te arritur vetedijen e Zotit. Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin, ai eshte ne nje pozite me te mire per te marre shperblimet e Zotit ne kete bote dhe ne Ahiret (bota tjeter).
9. A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?
Zoti eshte i Drejte dhe e manifeston drejtesine e Tij. Ndja Ai ka vendosur nje sistem pergjegjshmerie. Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen, ndersa ata qe punojne keq do te ndershkohen ne perputhje me to. Zoti ka krijuar Xhenetin (Parajsen) dhe Xhehenemin (Ferrin) dhe ka kritere pranime per te dyja keto. Muslimanet besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme; eshte nje test te cilin nese e kalojme me sukses do te na jepet nje jete me kenaqesira te perhershme ne shoqerine e njerezve te mire ne Xhenet. 
10. A ka ndonje kod te veēante per veshjen e Muslimaneve?
Ne Islam theksohet modestia. Njeriu nuk duhet te shikohet si objekt seksual. Si per burrat dhe per grate rrobat duhet te mos jene shume te holla (te tejdukshme) ose shume te ngushta dmth te mos tregohen format e trupit. Per gruan veshja duhet te mbuloje gjithe trupin e saj me perjashtim te duarve dhe fytyres.
11. Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?
Ne Kur'an i eshte thene Muslimaneve te mos hane mishin e derrit dhe produktet e tij, mishin e kafsheve te ngordhura apo te kafsheve te tjera mishngrenese, si dhe te mos pine gjak dhe pijet alkoolike.
12. A jane grate te shtypura ne Islam?
JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta. Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar. Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per gruan e vet." (Tirmidhiu)

 

********Es-Selamu Alejkum Vllezer e motra  Feja islame me e pasterta per ahihret******

 

QELLIMI I JETES
_________________________________
A e keni pyetur ndonjehere veten:
"Cili eshte qellimi i JETES?"
"Jeta ime?"
"Jeta jote?"

 

Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e ēfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?

Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.

Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.
 

Pasuria mund te beje shume pak efekt apo mund te mos kete asnje efekt per lumturine e nje njeriu qe nuk beson ne Zot, sepse pavaresisht nga ēfare ka fituar ne kete jete ata gjithmone do te jetojne me frike per ate qe do te ndodhe me ta ne fund te jetes.

Adhurimi i Nje Zoti te Vertete te Madheruar (Allahu) si qellimi primar i jetes i ofron besimtarit ēdo gje per te cilen ai ka nevoje per t'ia dale mbane ne kete jete dhe ne Jeten Tjeter (Ahiret).

Fjala per paqen dhe pastertine e zemres, bindjes dhe adhurimit ne gjuhen arabe eshte ISLAM. Dhe ata qe bejne keshtu quhen Muslimane. Per Mulimanin qellimi i vetem i jetes eshte ibadeti apo adhurimi i Nje Zoti te Vetem. Termi adhurim per Muslimanin perfshin ēdo akt te bindjes ndaj Allahut te Madheruar. E ibadeti/adhurimi behet gjate gjithe jetes pavaresisht nga mosha. Ndaj jeta e besimtarit ketu ne Toke edhe pse e shkurter eshte plot kuptim brenda kuadrit te Islamit.
 

Ne menyre te ngjashme ne Jeten Tjeter feja e tij, qellimet, sjelljet dhe veprat e mira te tij do te  vendosden ne peshoren e veprave dhe do jene ne favor te tij para Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit.

Per shkak se Islami na meson se kjo jete eshte vetem nje test apo prove per individin ne menyre te natyrshme besimtari e shikon vdekjen jo si fundin e gjithe gjerave, por me teper e shikon ate si fillimin e jetes tjeter e te perhershme ne Ahiret.

Ne Diten e Gjykimit ku caktohet edhe destinacioni i personit per ne Xhennet (Parajsa) apo Xhehenem (Ferri), do te gjykohet njeriu per ēfare ka punuar ne kete jete, pra do shikohen sjelljet e tij, mirenjohja qe ka treguar dhe perpjekjet qe ka bere kur ishte ne Toke. Asnje njeri nuk ka per t'u pergjigjur per punet apo besimet e dikujt tjeter, veēse te tijat. Po ashtu nuk ka per t'u pyetur per gjerat qe nuk i ka ditur (se ekzistonin) apo gjerat per te cilat nuk ka qene i afte t'i beje.

 
Pra me pak fjale bazuar ne mesimet e Islamit, jeta dhe qellimi i saj per ne eshte diēka logjike, e qarte dhe e thjeshte:

Jeta e pare eshte nje test.

Jeta e varrit eshte nje kohe pritje para Dites se Gjykimit.

Dita e Gjykimit do vendose se ēfare do ndodhe me tutje me individin bazuar ne veprimet e tij ne Jete.

Jeta Tjeter / Ahireti do kalohet me shperblime te mrekullueshme ose me ndershkim te rrepte.

E duke patur kete kuptim per jeten, qellimi i Muslimanit eshte qarte qe se pari ai ne mendjen e vet nuk ka as me te voglin dyshim se eshte krijuar nga Allahu, dhe do te jete per nje periudhe te shkurter kohe ne kete jete materiale apo ne dynja. Ai e di se do te vdese, e di se do te rrije per ca kohe ne varr, mire ose keq varet nga veprat e tij; ai e di se do te ringjallet ne Diten e Gjykimit; si dhe ai e di se do te gjykohet nga Zoti Fuqiplote.

Duke ditur se veprimet dhe sjelljet e tij do te analizohen me shume kujdes, ai e kupton se kjo jete e shkurter krahasuar me jeten Tjeter eshte ne te vertete vetem nje test. Kjo jete eshte kuptimplote dhe qellimplote per besimtarin musliman pasi ai e kupton se kjo jete do te vendose te ardhmen dhe poziten e tij te perhershme ne Jeten Tjeter. Si rrjedhim, Muslimani kerkon te zbatoje gjithe rregullat dhe urdherat e Zotit, si dhe ben adhurim vazhdimisht ndaj tij. Pra, qellimi i jetes per besimtarin Musliman eshte me 3 fjale: Bindje ndaj Zotit!


****Mjer ne per diten e xhyjymit vllezer .. a thua do tja dalim ball  inshalla kalojm leht.. vllezer ***

 

********** Dy Metra  Qefin Esht kjo Dynja.. Me mir ALlahut Rob me ju Be..******

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

"NUK KA DHUNE NE FE..." - Kur'an, 2:256

Nje nga dispozitat themelore, bazuar ne Kur'anin e shenjtė, eshte se NUK ka dhune ne fe. POR eshte detyre e Muslimaneve t'ia prezantojne fene e tyre ISLAME (ndryshe te bejne da'ua) njerezve te tjere keshtu qe ata te mund te shohin qarte te verteten. Pasi neve si Muslimane e kemi bere kete - transmetimin e mesazhit Islam - varet tėrėsisht nga individi tė vendose nėse dėshiron ta pranojė Islamin, ose te vazhdoje me (mos)besimin e vet. Asnje njeri NUK duhet te kėrcėnohet apo dhunohet nėse ai vendos te mos e pranoje Islamin.

Evidence e qartė per kete gjendet ne Kur'anin e Madheruar:

“Nuk ka dhunė nė fe. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush i hedh poshte besimet e kota dhe i beson Allahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. Allahu ėshtė dėgjues i dijshėm.” [Sure el-Bakara, 2:256]

“Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin Atij ēka janė nė Tokė qė tė gjithė. A ti do t’i detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė?” [Sure Junus, 10:99]

“E, nėse ata tė polemizojnė, thuaj: “Unė ia kam nėnshtruar gjithė qėnien time Allahut, e (kėshtu bėjnė) edhe ata qė mė ndjekin mua!” Pastaj pyeti ata te cilėve iu ėshtė dhėnė Libri si dhe analfabetėt: “A do t'i nėnshtroheni edhe ju (Atij)?” Nėse ata pranojnė tė nėnshtrohen (bėhen Muslimanė), atėherė janė nė rrugė tė drejtė; por nėse ata refuzojnė, vėrtetė ti e ke obligim vetėm t'ju komunikosh (tė percjellėsh) Mesazhin; Allahu ėshtė Basir (Ai qė sheh) gjithė robėrit e Tij.” [Sure Al-Imran, 3:20]

“I dėrguari e ka pėr detyrė vetėm t'ju kumtojė shpalljen (Mesazhin). Allahu di ēfarė ju publikoni (shprehni haptas) dhe ēfarė mbani tė fshehtė." [Sure El-Maide, 5:99]

Artikull tjeter ne lidhje me kete temė: Si te komunikojme me mire per Da'ua

"Eshtė e vėrtetė se ti nuk mund ta udhėzosh atė qė do ti,
por Allahu udhėzon kė tė dojė dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri pėr tė udhėzuarit." 
(Kur'an, 28:56)

 

 

*******All-llahu ėsht nje  ska tjetr .. Kush beson tek  all-llahu kush ndihmon te varfurin jetimin e tje.. All-llahu do ti ndihmon  ne diten e Xhykimit.********

 

Njė perandor i fuqishėm qė dėshironte tė qeveriste me drejtėsi dhe zgjuarsi thėrriti njė nga kėshilltarėt  e tij tė cilin e urdhėroi t'i jepte pėrgjigje pėr njė sėrė pyetjesh qė ai do ti bėnte. Perandori kėrkoi qė pėrgjigjet tė ishin nė njė gjuhė tė thjeshtė, tė pastėr dhe konēize, nė mėnyrė qė kushdo qė ti lexonte apo dėgjonte ato, ti kuptonte dhe ti nguliste nė mendjen e tij.

Kėshilltarit iu desh njė vit pėr tė pėrmbushur urdhėrin e Perandorit. Pėrgjigjet u hartuan nga njė njeri i zgjuar, i urtė dhe besimtar dhe iu paraqitėn Perandorit nė formėn e njė liste tė ciles iu vu titulli “Lista e Virtytit”. Perandori u kėnaq aq shumė nga pėrgjigjet qė iu paraqitėn, sa  qė i publikoi duke i skalitur me gėrma tė arta nė njė godinė publike. Ja njė pėrbledhje nga “Lista e Virtytit”.

LISTA E VIRTYTIT


Ē
fare duhet t
'i kėrkoj All-llahut qė kėto te mjaftojnė pėr ēdo gjė tjeter?

Tre gjėra: Shėndet, Prosperitet dhe kėnaqėsi.


K
ujt duhet t'ia besoj njė detyrė?
Atij qė e meriton atė detyrė.


K
ujt mund  t'ia jap besimin tim?

Njė miku tė ngushtė qė nuk ėshtė xheloz.
 

Kush ėshtė gjėja mė e pėrshtatshme nė ēdo fushė tė jetės time?

Studim dhe lutje kur je i ri edhe lutje pėr All-llahun kur tė plakesh.

Kėshtu do tė bėhesh shembull i mirė pėr tė riun.
 

Cili fjalim ul vlerėn e tij nė sytė e tė tjerėve?

Tė flasėsh pėr vetpėrsoshmėri.
 

Si mund tė largohem nga marrėdhėniet me ata qė nuk sillen siē duhet?

Nė tre rrugė: vizitoi ata rrallė, pyeti mė pak pėr mirėqenien e tyre

dhe mos prit asnjė favor apo nder nga ata.
 

A varet  fundi i diēkaje nga ato qė ke bėrė apo nga fati?

Fati varet nga ato qė ke bėrė. Dituria varet nga  ajo qė ke studiuar.
 

Ēfarė  ėshtė mė e pėrshtatshme pėr tė riun dhe ēfarė pėr tė moshuarin?

Pėr tė riun kuraja dhe ndjenja e turpit, ndėrsa pėr tė moshuarin dituria dhe dinjiteti.

 

Pėr cilin ėshtė e pėrshtatshme madhėshtia dhe kush mund tė quhet  i madh?

Ai qė dallon tė mirėn nga e keqja dhe ia cakton punėn personit mė tė pėrshtatshėm.

 

Kė duhet tė shmangim qė tė jemi tė qetė?

Lajkatarėt dhe ata qė mburren.

 

Kush ėshtė shpirtmadh?

Ai qė jep dhe ndien kėnaqėsi nga dhėnia.

 

Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme se sa jeta pėr njeriun?

Tri gjėra: edukimi i karakterit,

besimi i sinqertė dhe tė jesh i sigurtė nga pabesia e armiqve

duke ndėrmarrė veprime pozitive ndaj tyre.

 

Cila ėshtė gjėja qė njerėzit e duan mė shumė por nuk  e zotėrojnė dot?

Tri gjėra: shėndeti, lumturiadhe njė mik i ngushtė qė do tė jepte jetėn pėr tya.

 

Ēfarė ėshtė mė mirė, tė bėsh njė punė tė mirė apo tė shmangėsh bėrjen  njė pune tė keqe?

Tė shmangėsh tė keqen ėshtė rruga pėr tė bėrė tė mirė.

 

A ka punė tė mirė qė mund tė quhet  e turpshme me kalimin e kohės?

Ti bėsh dikujt njė favor dhe tia kujtosh se je ti qė ia ke bėrė atė.

 

Cila ėshtė cilėsia qė e zbukuron mė shumė diturinė ?

Vėrtetėsia.

 

Cila ėshtė shenja  e guximit?

Tė falėsh, kur ke mundėsi tė dėnosh.

 

Kush nuk ka arsye tė ketė turp?

I Gjithėpushtetshmi, All-llahu.

 

Cila punė i pėrshtatet njė njeriu tė  zgjuar?

Ajo punė qė e largon atė nga bėrja e gjėrave tė kėqia.

 

Cilat urdhėra nuk duhen pėrēmuar?

Ato janė katėr:

sė pari ato tė All-llahut,

sė dyti ato tė prindėrve,

sė treti ato tė njerėzve tė menēur dhe sė fundit tė qeveritarit.

 

Cila ėshtė gjėja mė e mirė nė jetė?

Tė jesh me mendje tė qetė dhe tė jesh i sigurtė.

 

Ēfarė  ėshtė mė  e keqe se vdekja?

Frika nga varfėria dhe skamja.

 

Cila ėshtė gjėja mė e mirė dhe mė e bukur?

Kėrkimi i kėnaqėsisė sė All-llahut.

 

Cilat gjėra e shkatėrrojnė njerėzimin?

Katėr gjėra: mediokriteti i njerėzve tė moshuar,

arrogancae njerėzve tė zgjuar,

mungesa e thjeshtėsisė te gratė dhe gėnjeshtrat e burrave.

 

Pėr cfarė gjėrash kemi nevojė qė tė pėrparojmė nė kėtė botė?

Dituri, shkathėsi, dhe humanizėm.
 

Ē’masa  duhet tė marrim qė ta mbajmė larg shtėpisė mjekun?

Ha mė pak, fli mė pak, fol mė pak dhe mos rri me kėdo.

 

Kush ėshtė mė I menēur?

Njė njeri qė flet pak dhe dėgjon shumė e ka dituri tė gjera.  

 

Kush ėshtė modestia e vėrtetė?

Tė jesh i ēiltėr, tė ulesh midis miqve tė tu dhe tė mos jesh hipokrit.

 

Nga kush duhet tė marrim kėshilla?

Nga ata qė e pranojnė fenė me sinqeritet,

qė shoqėrohen me njerėz tė sinqertė dhe qė janė tė drejtė nė gjykimet e tyre.

 

Pėr ē’lloj kėshilltari ka mė shumė nevojė njė drejtues?

Tė menēur.

 

Kush ėshtė mė i miri nė kėtė botė?

Ai qė punon me bujari dhe qė thotė tė vėrtetėn.

 

Ēmund tė bėj pėr tė mos ndjerė vetminė  larg shtėpisė?

Mos jep shkak pėr tė akuzuar, mos fyej kėnd dhe ruaj tė pastėr moralin.

 

Ēfarė respekti duhet tė tregon i riun ndaj tė moshuarit?

I riu duhet tė ruan sekretet e tė vjetėrit, tė shoqėrohet me ta

dhe nuk duhet tė bėjė dallim nė mes tyre ( tė mos favorizojė njėrin mbi tė tjerėt).

 

Cilat janė gjėrat qė pėrfitojmė nga falja?

Tre gjėra: trupin gjuhėn dhe zemrėn.

 

Cilat janė tė mirat e tyre?

E mira pėr trupin ėshtė aktiviteti, pėr gjuhėn recitimi

dhe pėrmendja e atributeve tė Allahut dhe pėr zemrėn, reflektimi.

 

Cilat janė cilesitė e njė njeriu tė mire?

Tė mos vėrė re gabimet e tė tjerėve, ti harrojė ato dhe tė mos i pėrmendė asgjėkundi.

 

Si bėhet i pėrsosur njė nder apo njė favor qė I bėhet dikujt?

Permes bujarisė sė pakushtėzuar.

 

Ēfarė cilėsish do t’ju ndihmonin pėr t’iu pėlqyer tė tjerėve?

Dy gjėra: tė mos jesh brutal nė marrėdhėnie me njerėzit dhe tė mos i lėndosh tė tjerėt me fjalėt e tua.

 

Cilat do tė ishin vlerat e vėrteta tė atyre c’ka kemi?

Tė kompesojmė tė tjerėt pėr tė kėqiat qė u kemi bėrė tė mbėshtesim prindėrit tanė, tė pėrgatitemi pėr jetėn tjetėr, tė ndihmojmė tė varfėrit tė bėjmė miq nga armiqtė tanė

******* o Vllezer Musliman mos shikoni Pasurin sepse pasurin te jep all-llahu edhe ai te mer..*******

 

Hutbeja e Lamtumires

Nga Profeti Muhamed (alejhi selam)

Arafat, Meke

 

Shėnim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit.

 

 

"O Njerėz! Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti.
O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė Allahut. Mė tė vėrtetė gjaku dhe pasuria juaj janė tė shėnjta pėr ju, derisa tė takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shėnjtė kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.
 

Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor.  Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut. Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni  Allahut tė Amshueshėm dhe Ai do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj.
 

O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni. Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.
 

Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarėsi duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.  O besimdrejtė! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme.  Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t`i zemėroni thellė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij.  Nėse borxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t`ia falni borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.
 

O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me siguri do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para Allahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem. Kur ju pret drejtėsia absolute. Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė dhe kur ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me shkrim, dhe me besnikėri theksoni afatin e pagimit. O tė vdekshėm! Duajeni dhe dėgjojeni Zotin, Krijuesin e tėrė materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej tė cilėve u zhvillua gjinia njerėzore. Kini frikė nga Allahu, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė Cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm dhe nė ēdo ēast jem gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė, me Allahun e Amshueshėm, me Gjykuesin e Drejtė.
 

Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me pėrgjegjėsi tė thellė pėrmbushni detyrat dhe obligimet qė egzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve.  Fėmija e fiton xhenetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhėtia bashkėshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhėtia bashkėshortore janė mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktoj prishjen e bashkėshortėsisė. Martohuni me ato qė i doni. E kur vullneti i Zotit t'ju bashkojė, atėherė respektojeni dhe duajeni njėri-tjetrin dhe jetoni nė dashuri dhe harmoni tė vėrtetė.
 

O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri.  O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėresat dhe pėrgojimet! Ata qė shpifin pėr grate e ndershme, le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojne gratė e ndershme pėr tradhti nė martese ose pėr amoralitet, ndėrkaq qė nuk mund pėr kėtė t'i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė tė ardhmen nė asgjė mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė  kėqij.
 

Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni dashurinė e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirė. Ndoshta Allahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėn e fatit tė ri tė madh, me tė cilėn dėshiron t'ju pėrgėzojė. Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė gjitha gjėrave qė Allahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin.  Gratė tuaja u janė dorėzuar nė besė tė Zotit. Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.
 

O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėshtė i dėshpėruar,  sepse ka pėsuar humbje dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por ju megjithatė gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm, qė ai i mallkuar tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė vogla. O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet veti trashėgiminė, bėhuni te drejtė dhe pėrmbajuni librit tė Zotit. Ruajeni pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve dhe te sėmurėve mendore. Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė te drejtėn e vet, andaj nuk ka nevojė qė trashėgimtarėve t'u lihet testament; ndėrsa si testament nuk mund tė lihet mė tepėr se njė e treta(1/3) e pasurisė.  Fėmija i takon atij, ne shtratin e tė cilit ėshtė i lindur.  Kush pohon se i takon tjetėrkujt pėrveē prindit, atė do ta arrijė mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas qė tė japė diē nga pasuria e burrit tė saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndėrsa sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet tė kthehet me dhuratė. Kush hynė dorėzanė pėr dikėnd, obligohet edhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzani.  Me robėrit dhe shėrbėtorėt silluni nė mėnyrė njerėzore. Ushqeni ata sikur qė ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t'u bėni keq, as t'i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbėtore tė Zotit.
 

O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Ju tė gjithė jeni pIotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė pėrparėsie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut.
 

O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė ndihmoheni ndėrmjet vete.  Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate tė rėnda. Merreni vetėm ate qė me vetėdėshirė ju jepet. Respektoni pacenueshmėrinė e pasurive tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit. Nė punėn tuaj Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jenė  mbi ju dhe interesin tuaj personal. Pėrkushtojani Islamit jetėn tuaj dhe nė punėn pėr Islamin jepni prej vetes githēka qė mundeni. Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė Islamit.

 

0 njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė po jua lė librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nėse i pėrmbaheni gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsise dhe sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut, fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė dyshimi.
 

Para vetes e keni tėrė jetėi time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e Allahut. Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa t'i pėrmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
 

O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė le tė mos ju  largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga Allahu! Ai e sheh punėn tuaj.
 

O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futini nė zemrat tuaja e nė jetėn tuaj.  Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kėto fjalė tė mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej tyre mund tė ketė mė mbamendės se vetė dėgjuesit.

 

(Pas njė pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė mė tė butė ka thėnė):

"A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"

"O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar Zoti", u pėrgjigjėn mė se 100 000 haxhinjte e pranishėm.

(Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn tha:)

"O Zoti im, dėshmo (nė kėtė)!

(Tė njėjtėn ditė, Zoti i Lavdishėm e shpalli edhe ajetin e fundit tė Kur'anit):

"Sot persosa per ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).

**************************************************************

Es-selamu alejkum vllezer  ne u munduam qė tė xhith ju t'keni qka tė lexoni ose qka te kuptoni  reth fes  islame ne do te mundohemi edhe me shum te punojm per ju sepse  xhith ja kemi  borxh njeri tjetrit ti ndimojm reth fes ilame 

.
All-llahu ju ndimoft  Vllezer e Motra 
nuk ka me shum se 1 shekull ne kte  bot..
mendo per boten e xhat  qė do ta vizitojm xhith..
ta lem vendin e mir per  atje mos tė bejm shum mekate..
a thua vllezer esht me mir te ndexhojm fjal te all-llahut
apo te dexhojm rena te politikanve ..
pse  vllezer  nuk jepni rugen e drejt femive ..
pse gėzoheni  kur fėmija shkon ne zhurka e nė diskoteka..
pse vllezer nuk ju trgoni se egziston edhe xhamija..
dhe me mar  per  dor  at  fmi  dhe me dergu  ne shtepin e zotit..



.. Besnik  Ballazhi ..
i lindur ne shkup..
banon ne kosov.
data.. 21/12/1980..                       .. Ne edhe ndihmat e juaja i pranojm..
                                       nese  keni ide qė mundeni tė na ndihmoni na shkruani..
                                 ne msn ibesuku_llokum@hotmail.com
                                  ose nė besi171@hotmail.com 
                        Eselamu alejkum vllezer.. por edhe  

 

Dėrgo e-mail nė besi171@hotmail.com me pyetje apo komente pėr kėtė Webfaqe.